Tregu i naftes eshte në një pikë kritike pasi cmimi ka pësuar rënien më të madhe në histori. Çmimet e arit të zi të papërpunuar West Texas Intermediate në SHBA arritën -40 dollarë për fuci, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Në fillim të vitit 2020, një fuçi naftë kushtonte rreth 60 dollarë.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp e quajti këtë një moment kalimtar që do të shfrytëzohet duke mbajtur miliona fuci naftë rezervë.

Fakti që çmimi i kësaj nafte ra nën zero, nënkupton se ajo po jepet falas. Llojet e tjera të naftës së papërpunuar nuk patën rënie në këto nivele.  Nga rafineritë dhe rezervuarët amerikanë të naftës ka pak kërkesë dhe cisternat e ruajtjes janë mbushur në kapacitetin e tyre të plotë. Sipas ekspertëve, çmimet do të vazhdojnë të jenë nën presion.

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë aktivitetit ekonomik në mbarë botën dhe ka ulur ndjeshëm kërkesën për naftë. Në këtë situatë, OPEC-u dhe aleatët e tij prodhues të naftës arritën një marrëveshje historike për të ulur prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë duke filluar nga 1 maji. Këto zhvillime janë tejet shqetësuese jo vetëm për investitorët por edhe për miliona njerëz të punësuar në industrinë e naftës dhe gazit.

RENIE HISTORIKE E CMIMIT TE NAFTES

PRODUKTI I PAPERPUNUAR JEPET FALAS, TRUMP: MOMENT KALIMTAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *