Subscribe

Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një zonë që hyn në grupin e zonave si Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi e disa të tjera, ku është krijuar një problematikë kronike, e cila tanimë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Për Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon i gjithi brenda vjeshtës.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dhërmi në një takim me banorët, të cilëve iu dorëzoi personalisht titullin e pronësisë.

Rama: Sot janë 789 çertifikata në të gjithë qarkun e Vlorës. Ne sensibilizojmë edhe të tjerët që të aplikojnë sepse kemi problem me aplikimin, edhe për shkak se një pjesë jo e vogël janë jashtë dhe procesin e aplikimit e kanë të vështirë ta bëjnë. Tani që flasim arrijmë të përmbyllim 1/3 e punës. Bëhet fjalë për rreth 2500 certifikata të tjera në bashkinë e Himarës dhe 500-600 jashtë Himarës por brenda qarkut të Vlorës do ta përmbyllim deri në fund të tetorit. I bëj thirrje të gjithëve dhe ju lutem edhe ju nëse keni dikë që dëshirojnë të regjistrojnë pronën të bëjnë aplikimin sepse është shumë i rëndësishëm.

Rama se tha personave të cilëve u del certifikata do të njoftohen me telefon nga zyra e Kadastrës.

/vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *