Subscribe

Vazhdimin e fushatës së dorëzimit të çertifikatave të pronësisë për shtëpitë e trashëguara kryeministri Edi Rama e përdoi për të folur për korrupsionin në administratën shtetërore dhe për përpjekjet e qeverisë për ta luftuar atë.

Dalin minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo që kur kapen minjtë të vësh kujën. Shyqyr që po kapen. Për këtë përpiqemi, por minjtë i kap çarku. Ndaj kemi ngritur e do ngremë më shumë çarqe por nuk mund rrimë. Kemi ngritur e do ngremë më shumë çarqe për të kapur minj, por nuk do rrokanisemi se u kapën ca minj aty e këtu e të merremi t’i biem njëri tjetrit. Secili ka punë e vet për të bërë e llogarinë e tij për të mbajtur.

Për të dytën herë benda pak javësh në Himarën që deri në vjeshtë ku pritet të mbahen edhe zgjedhjet e parakoshme për kryebashkiakun e ri, procesi i dhënies së titujve të pronësisë do të jetë mbyllur.

“Një copë tokë kthehet në burim konfliktesh, kjo vlen si rezultat i veprime të këqija. Ky kalvar ka përfunduar dhe është vetëm çështje regjistrimi çertifikatash.”

Himariotëve i shau Vangjel Dulen, kryetarin e PBDNJ-së, partia nga e cila doli edhe fituesi i zgjedhjeve vendore të 2023-it Fredi Beleri.

“Fytyra e Vangjel Dules, ç’pune ka dulja në Himarë, dhe me cilen të drejtë i jep gojës për të nxitur përcarje e për të folur absurditete të cilat nuk kanë lidhje as me jeten e perditshme te himariotëve, kanë lidhje vetem me synimet e disa njerezve shume të vegjël që kanë interesa përçarjeje”, tha ai.

Vlerësimet i bëri për një tjetër përfaqësues të minoritetit grek, Vangjel Tavon. Prefekti i qarkut të Vlorës është kandidati më i mundshëm i PS-së në garën elektorale për kryebashkiak të Himarës.

“Vangjush për Vangjush u bë kjo punë. Ja u them se nëse Himara është bërë sot me krahë, kjo është falë Vangjelit që kam këtu”, tha Rama.

Pas Himarës, fushata e e shppërndarjes së çertifikatave të pronësisë do të zhvendoset në veri të vendit.vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *