Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe njëherë se çdo biznes i lejuar për hapjë duhet të disponojnë vërtetimin nga e-albania dhe protokollin përkatës të sigurisë duke fiiluar nga e hëna e 27 prillit.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se task-forca do të inspektojë dhe sanksionojë çdo aktivitet që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës.

“Kujtesë! Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill! Task-forca ndërinstitucionale antiCovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *