Presidenti rus Vladimir Putin  do të zhvillojë takime me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin turk Tajip Erdogan të mërkurën gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Putini u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u betua për një mandat të pestë si president rus.

SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e themeluar nga Kina dhe Rusia në vitin 2001.

Anëtarët e tjerë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Turqia, edhe pse nuk është anëtare e organizatës, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *