Subscribe

Deputeti demokrat Tritan Shehu, gjatë senacnës së sotme plenare ka zhvilluar interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu për projektligjin e surrogracisë dhe abortit. Sipas deputetit Shehu ky projektligj çon vendin drejt një katastrofe sociale, ku goditet gruaja, fëmija dhe familja.

Tritan Shehu: Kjo ka të bëjë me probleme të shëndetit riprodhues, fekondimit in vitro, diskriminimit të nënës, fëmijës dhe deri te sterilizimi. Ju mund të thoni pse i bashkoni të gjitha këto çështje. Sepse ministria që ju drejtoni i ka bashkuar në një material të shpërndarë në formë të një projektligji që e quani shëndeti seksual dhe riprodhues. Për mua është një habi e madhe që ministria juaj, del publikisht me një material të tillë. Ju mund të përgjigjeni që jeni akoma në fazën e diskutimit. Ky diskutim shpreh një strategji tuajën për të çuar këtë vend drejt një katastrofe sociale, goditjes së gruas, fëmijës, familjes. Shteti nuk mund të shpërndajë asnjëherë për shaka të tilla materiale. Ato gjithmonë shprehin një platformë politike, një strategji. Prandaj dua të dëgjoj se cili është qëndrimi juaj dhe i qeverisë suaj ndaj asaj që shpaloset në atë projektligj. Dua të di qëndrimin tuaj ndaj uterusit me qira i cili paraqitet në atë dokument si një formë tregtie e hapur, gjë që e kthen Shqipërisë në një treg ndërkombëtar trafiqesh organi dhe fetuesesh.  A nuk ju duket kjo një formë skllavërtie moderen e gruas, goditje e dinjitetit të saj, diskriminim edhe për fetuesin që trajtohet si send?

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu theksoi se shëndeti i gruas ka qenë dhe vijon të mbetet të qendër të politikave të qeverisë. Ndryshimet e propozura, deklaroi ministrja,  synojnë të krijojnë kushtet për zgjerimin e teknikave të nevojshme të riprodhimit të asistuar mjekësor, trajtimin të infertilitetit. Sa i përket surrogacisë, Koçiu tha se është konsideruar vetëm për gra dhe vajza që për arsye shëndetësore nuk mund të lindin fëmijë.

Koçiu: Shëndeti dhe përkujdesja për gruan kanë qenë dhe mbeten në qendër të politikave të kësaj qeverie. Çdo vit nga buxheti i shtetit janë financuar programe që mbështesin planifikimin familjar. Në sektorin shëndetësor Shqipëria mbështet fuqimisht gruan dhe shëndetin e saj riprodhues. Këtë e bëjmë në një masë të madhe. Shqipëria bën pjesë në listën e atyre vendeve të zhvilluara ku të gjitha lindjet ndodhin në qendra të specializuara shëndetësore. Shërbimi gjinekologjik sigurohet në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake. Qeveria shqiptare ka investuar për të ndërtuar maternitete të reja. Me rëndësi të përmendet janë edhe programet e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës dhe të gjirit. Për të përmirësuar politikat dhe masat e marra rreth gruas në minsitrinë e Shëndetësisë është ngritur Komiteti kombëtar i shëndetit riprodhues si një program këshillior për problematikat e kësaj fushe.

Dokumenti është hedhur në konsultim publik në të cilin janë konsideruar disa ndryshime me qëllim përcaktimin e rregullave të qarta sipas praktikave ndërkomëbtare në lidhje me organziminin, funksionimin e veprimtrarisë që zhvillohet në fushën e shëndetit seksuasl, garantimi i të drejtave riprodhuese të të gjitha grave dhe vajzave dhe ato të cilat për arsye shëndetësore kanë nevojë për teknika të riprodhimit të asistuar apo teknika të tjera të avancuara, rritja e aksesit për këto shërbime. Gjithashtu është propozuar që ky mekanizëm të nxisë një platformë dialogu. Ndryshimet e propozura synojnë të krijojnë kushtet për zgjerimin e teknikave të nevojshme të riprodhimit të asistuar mjekësor, trajtimin të infertilitetit etj.

Sa i përket surrogacië është konsideruar vetëm dhe ekzkluzivisht surrogacia vetëm për arsye shëndetësore. Nuk ka pasur një hap drejt surrogacisë me natyrë komerciale, por vetëm surrogacia për qëllime të mira shëndetësore. E thënë ndryshe vetëm e vetëm për ato nëna e gra që për arsye shëndetësore nuk kanë mundësi fizike të lidhin një fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin ‘Për shëndetin seksual dhe riprodhues’,  i cili ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë me ligj shtatzëninë surrogate.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *