Një 21-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi grabiti një dyqan celularesh në Tiranë. I maskuar me kapuç e me  thikë në dorë, ai mori xhiron ditore, ndërsa plagosi punonjësin 31-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Demi”, ku Fatjon Bregu hyri në dyqan i maskuar dhe goditi punonjësin me inicialet B.SH. Duke e plagosur lehtë me thikë. Bregu mori 10 mije leke nga kasa e dyqanit të kompanisë celulare. Gjatë kontrollit të banesës së Fatjon Bregut, policia gjeti edhe thikën me të cilën kishte realizuar grabitjen, rrobat që kishte veshur, dorezat, si dhe shallin e kapuçin me të cilat ishte maskuar. Nga hetimet e policisë, ka rezultuar se i riu është përgjegjës për mbi 25 vjedhje me dhunë në kryeqytet, ndërsa dyshohet se disa grabitje i ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *