Një punonjës policie i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg”, ka rënë në pranga në Tiranë.

Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor Briken Tereziu, 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale.

Kalimi i emigrantëve të paligjshëm:

Bëhet fjalë për një skemë ku efektivët e kufirit në Rinas bashkëpunonin me disa persona të tjerë për të bërë të mundur që qindra qytetarë të kalojnë ilegalisht kufirin kundrejt pagesës.

Pas hetimeve të AMP dhe kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi masën arrest me burg për Briken Tereziun me detyrë në Rinas. Masë arrest me burg iu komunikuar në qeli edhe Eneo Sulejmanajt, i cili ndodhet pas hekurave pasi u kap më 21 maj duke transportuar 1 kg kokainë në mjetin e tij në rrugën e Kavajës.

Eneo Sulejmanaj kishte lidhje të ngushta me Briken Tereziun me te cilin komunikonte në rrjetin sociali Signal. Mes tyre dyshohet se kishte për një kohë të gjatë bashkëpunim për kalimin ilegal të qytetarëve në Rinas.

Ata merrnin nga 100 deri në 1000 euro. Mësohet se kryesisht kalonin qytetarë që nuk lejoheshin të futeshin në Shengen pasi ishin deportuar më herët, persona që kishin ekspulse për arsye të ndryshme si dhe kalonin fëmijë të mitur pa prokurën e njërit prej prindërve. Ka dyshime të forta se grupi kishte ndihmuar në kalimin ilegal të kufirit edhe TE personave të shpallur në kërkim, gjë që po hetohet. Veprimtaria kriminale e dokumentuar nga AMP i përket periudhës nga marsi i 2023 deri në mars të 2024. Dyshohet se gjatë kësaj kohe kanë kaluar më shumë se 300 qytetarë përmes kufirin të ndihmuar nga Eneo Sulejmanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Sulejmanaj kishte agjencinë turistike ku priste biletat dhe më pas lidhej me Tereziun për të bërë të mundur kalimin e personave në BE. Efektivi kishte arritur që të përfshinë edhe kolegët e tjerë në këtë skemë korruptive kundrejt përfitimit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *