Një përplasje e dhunshme ka rezultuar fatale për një shqiptar në burgun Korydallos, në shtetin grek. Mediat vendase raportojnë për një viktimë dhe një i plagosur si pasojë e një sherri me thika.

Nga të dhënat e para raportohet se viktima është një 35-vjeçar i dënuar për dy vrasje. Ndërkohë i plagosur ka mbetur një 46-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Lexo edhe :

Related Posts

Mediat greke shkruajnë se shkak i konfliktit me thika është bërë një debat mes të përfshirëve në katin e parë të repartit të katërt me të burgosurit. Ata kanë debater nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapes, por debati banal ka përshkallëzuar në përdorim thike dhe shkopinjsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *