Italia u skualifikua nga Euro 2024, pas humbjes 2 me 0 me Zvicrën.

Këtë disfatë të kampionëve në fuqi, duket se nuk e kanë kapërdyer dot italianët, të cilët prisnin triumfimin e radhës.

Mediat axurre kanë pasqyruar humbjen 2-0 ndaj Zvicrës, duke vendosur theksin te zhgënjimi i madh.

“Italia katastrofë, e poshtëruar nga Zvicra dhe shkon në shtëpi: Spalletti humbet 2-0 dhe i jep lamtumirën Euro 2024”, shkruan Calciomercato.

Ndërsa Rai.it shkruan: “Italia e makthit: mposhtet 2-0 nga Zvicra. Azzurri eliminohet nga kampionati Europian”.

Në artikullin e Corriere dello Sport theksohet: “Dështimi i Italisë: Spalletti jashtë kampionatit Europian. Zvicra dominon dhe kalon në çerekfinale”.

SportMediaset: “Freuler dhe Vargas ndëshkojnë një Itali të keqe: Zvicra në çerekfinale, Azzurri në shtëpi”

Tuttosport: “Fatkeqësia e Italisë, Zvicra dominon: Spalletti dhe Azzurri eliminohen nga Europiani”

Gazzetta dello Sport: “Italia humbet fytyrën! Zvicra shëtit dhe fiton 2-0, Azzurri jashtë kampionatit Europian”

Por në “shigjetimin” e mediave italiane nuk ka munguar trajneri i “axurrëve”, Spaleti.

“Pas fitores debutuese ndaj Shqipërisë, jo pa merak, leksioni i futbollit spanjoll dhe barazimi i mrekullueshëm në minutën e 98-të me Kroacinë, paraqitja e katërt dhe e fundit është edhe më e keqja. Një disfatë që ishte shumë e keqe për një skuadër që, pavarësisht gjithçkaje, ishte kampione evropiane në fuqi. Ku fillojnë përgjegjësitë e Spallettit dhe ku mbarojnë ato të lojtarëve: do të nevojitet një analizë e thellë. Ndërkohë që gjyqet nisin menjëherë”, shkruan Corriere dello Sport./ vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *