Seanca për aferën e dyshuar korruptive ku nën hetim është ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është shtyrë për në datën 11 korrik.

Këtë të marte pritej të bëhej bilanci 2 mujor i hetimeve të SPAK për dosjen e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani.

Por seanca u shty pasi sipas gjykates Berisha dhe Malltezi nuk rezultojne të kenë marrë njoftim për procesin.

Avokati i Berishës tha zvarritjet janë të qëllimshme.

“Afatet ata i kanë 6 mujor, dhe mund të marrin zgjatje. Nuk e dimë, por seanca pasardhëse është regjistruar në 11 korrik. Nuk ishim vënë në dijeni më parë, pasi këta veprojnë si kokë autonome dhe veprojnë kur të duan, sipas direktivës. Ne kemi kërkuar ndryshim të masës dhe do të kërkojmë”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Ndërkohë pritet që në seancën e rradhës Prokuroria e Posaçme të kërkojë shtyerjen me 3 muaj të tjerë të hetimeve, vendim që do të merret nga trupi gjykues pas dorëzimit të kërkesës nga organi i hetimit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *