Ky është momenti i operacionit policor që bëri të mundur arrestimin e kreu i grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Ky i fundit u arrestua në banesën e tij, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Astrit Avdyli u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Në momentin e arrestimit atij i është gjetur një pistoletë pa leje.

Astrit Avdyli konsiderohet si koka e grupit të Shijakut. Ai ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte i dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Me origjinë çame, i rritur jetim dhe pa baba, Astrit Avdyli njihet si i “Urti”, pasi në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë. Grupi i Shijakut njihet si një grup i përbërë me njerëz të dhunshëm.

Babai i tre fëmijëve, u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës. Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm, me lidhje të forta. Vëllezërit Avdyli, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *