Ndarja nga jeta e korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, ishte lajmi i trishtë me të cilin u zgjuan shqiptarët mëngjesin e 1 korrikut 2024.

Kafja e fundit ishte të hënën e 24 qershorit 2024.

“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës” shkruan botuesi Bujar Hudhri teksa poston një foto me të.

Për shkak të moshës përpiqej të ishte i tërhequr por megjithatë gjithmonë ishte i gatshëm për të takuar admiruesit e tij, të mëdhenj e të vegjël, t’u firmoste një autograf apo dhe të realizonin një foto si kujtim se jetuam në kohën e shkrimtarit të madh të gjallë Ismail Kadare.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *