Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban , i cili më herët kundërshtoi emërimin e kryeministrit holandez Mark Rutte në drejtimin e NATO-s, më në fund vendosi të mbështesë këtë vendim.

Rutte konfirmoi se nëse ai bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Hungaria nuk do të jetë e detyruar të marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s në Ukrainë dhe duke pasur parasysh këtë angazhim, Hungaria është e gatshme ta mbështesë.

Rutte dhe Orban, të cilët janë përplasur disa herë në të kaluarën, u takuan në margjinat e darkës së liderëve të BE-së në Bruksel, duke rritur pritshmëritë se së shpejti mund të hiqet kundërshtimi i Budapestit që kryeministri holandez të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm, diçka që kërkon mbështetje unanime nga shtetet anëtare.

Një zëdhënës i Rutte tha se të dy patën një “bisedë të mirë” dhe kryesisht folën për rezultatet e një takimi midis Jens Stoltenberg dhe kryeministrit hungarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *