Ndarja nga jeta e korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, ishte lajmi i trishtë me të cilin u zgjuan shqiptarët mëngjesin e kësaj të hëne, 1 korrik 2024.

Të shumta ishin reagimet nga miqtë, të afërmit, por edhe dashamirësit e shkrimtarit që bëri të njohur Shqipërinë jashtë kufijve.

Lexo edhe :

Related Posts

Secili prej tyre postoi ditën e sotme poezi, shkrime dhe thënie të korifeut. Të njëjtën mënyrë për të ndarë lajmin e trishtë për largimin nga jeta të babait të saj zgjodhi edhe vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadara.

“Kohë e pamjjaftueshme”, kjo ishte poezia që Besiana Kadare zgjodhi për të ndarë lajmine  trishtë të ikjes nga kjo jetë e shkrimtarit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Ismail Kadare.


Postimi i Besiana Kadare:

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik,

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

Ismail Kadare 💔

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *