Subscribe

Renis Gjoka ishte i ftuar sot në “Vizionin e Pasdites”, ku ka treguar për eksperiencën e tij në “Ferma VIP”, por edhe për familjen dhe projektet e ardhshme.

Ai tha se për momentin nuk kanë plane për një fëmijë tjetër, teksa theksoi se është shumë i lumtur që është baba i dy vajzave.

“Do doja shumë që të cekej kjo gjë. Më ka ardhur mirë që unë e kam bërë këtë gjë, por e kanë bërë dhe të tjerët që ta çojmë familjen në piedestalin ku i takon. Një familje e shëndetshme është e mira e shoqërisë.

Ishte moment i duhur për të shprehur karakterin, të flasësh për shumë tema dhe ishte momenti që të flitej shumë për familjen.

Plane mund të kemi, por jo sepse duhet një djalë. Unë jam i kënaqur, vajza kam dashur gjithmonë. Në fisin tonë ka pasur shumë pak vajza, kam dashur gjithmonë vajzë. Nuk e di si do shkojnë gjërat, por do isha i lumtur nëse bëhem sërish prind të jetë vajzë”, tha ai.

Më tej Renisi tregoi se ka gati tre projekte muzikore dhe se së bashku me Eugent Bushpepën po mendojnë të sjellin një festival modern shqiptar.

“Unë kam gati tre këngë, them që të parën ta nxjerr në korrik. Sa i përket projekteve paralele artistike, kam një podcast me Eugent Bushpepën, fillon sezonin e dytë në shtator. Kam dhe një projekt shumë ambicioz që do të jetë një festival modern shqiptar që i mungon shumë artit shqiptar dhe është moment i duhur për ta realizuar. Unë me Gentin kemi bërë projektin me detaje. Besoj shumë shpejt do dalë për publikun”, tregoi këngëtari. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *