Vera ka trokitur dhe temperaturat e larta të këtyre ditëve të korrikut, janë paralajmërimi se një sezon i nxehtë na pret. Ndaj, dëshira e ethshme që të gjithë kemi është që t’i largohemi kësaj atmosfere dhe të “arratisemi” diku në plazh pranë familjes dhe njerëzve më të dashur. Por, nëse kjo është panorama ideale kur bëhet fjalë për njerëz të rritur dhe të përgjegjshëm, situata ndryshon kryekëput kur vjen puna tek fëmijët, e sidomos për të porsalindurit.

Është një merak, në formën e një paniku që kaplon thuajse gjithë nënat e reja të cilat do të shkojnë për herë të parë këtë vit me të vegjlit e tyre në plazh. Si të sillemi? Si të veprojmë me ekspozimin e fëmijëve në plazh? Kujdesi për ushqimin e gjithçka tjetër, i gjeni si më poshtë në një listë këshillash ideale për të gjitha ju nënat e reja! Jeni gati?

1.Mbrojtja nga dielli
Ekspozimi në temperaturat e larta të foshnjës suaj gjatë qendrimit në plazh është shumë i dëmshëm, sidomos për lëkurën e tyre delikate. Ndaj, mos u nisni për në det, nëse në çantën e plazhit nuk keni një krem me faktor mbrojtës 50 SPF, ose Sun Blocked, që nuk lejon absolutisht depërtimin e diellit.

2.Larja në det
Duhet të keni diçka parasysh: sa më i/e vogël bebi, aq më shumë e ndjejnë të ftohtin. Ndaj, fillimisht fusni vetëm këmbët e fëmijës suaj, e më vonë komplet trupin. Ama, për një prind nuk ka gjë më emocionuese se hera e parë e larjes në det të foshnjës.

3.Rreziku i dehidratimit
Dielli i fortë është i dëmshëm për ne të rriturit, le pastaj për fëmijët. Ndaj, bëni shumë kujdes me ekspozimin në diell, sepse bebi juaj mund të dehidratohet. Lërini sa më shumë në hije dhe poshtë çadrës bebat tuaj, dhe freskojini herë pas here me ujë, ose duke i dhënë pije. Gjithashtu, edhe qumësht gjiri sepse është hidratues natyral i mrekullueshëm.

4.Po nëse bebi juaj digjet?
Kur shkoni me pushime për herë të parë me fëmijën, parësore është kujdesi për më të voglin e familjes suaj. Përpos kësaj, temperaturat e larta bëjnë të vetën dhe mund të ndodh që ta djegin lëkurën e foshnjes suaj. Çfarë duhet të bëni? Mos u panikoni, thjesht aplikoni një krem freskues tek fëmija juaj.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *