Kryeministri Edi Rama njoftoi se në bizneset me risk të lartë, si fillim, do të vendoset një bluzë e bardhë që të monitorojë zbatimin e masave të sigurisë. Kreu i qeverisë tha se gjatë javës do të ngrihet një task forcë ndërinstitucionale anti-COVID për këtë çështje.

“Brenda javës do të ngrihet një task forcë ndërinstitucionale anti-COVID që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e të gjtha standardeve të vendosura në protokolle për ata që ushtrojnë një aktivitet në bizneset e lejuara. Po punojmë për të vedosura pranë bizneseve që hyjnë në protokollin e kuq, ku risku konsiderohet i lartë, ne do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, që të mos ketë më asnjë pronar, asnjë sipërmarrës që duke mos zbatuar siç duhet standardet e sigurisë, të godasë shëndetin e njerëzve. Dhe të mos ketë më punonjës të painformuar.”

Rama lajmëroi se javën e ardhshme një kategori tjetër që do të rikthehen në punë janë taksistët. Ai deklaroi se pavarësisht se ata, por jo vetëm, kthehen në punë, kjo nuk do të thotë që ata nuk do të përfitojnë më nga paketa ekonomike e qeverisë.

Sipas Ramës, çdo ndihmë e premtuar do të jepet. Ai shtoi se ndihmë do të ketë edhe për familjet në nevojë që ankohen se punojnë në të zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *