Mëngjesin e djeshëm u nda nga jeta shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kolosi i letrave shqipe la pas një trashëgimi të pasur letrare, që do të vijojë të lartësojë emrin e Shqiëprisë në botë.

Poeti Albi Bushi ishte i ftuar sot në emisionin “7pa5” në Vizion Plus dhe u ndal te kontributi i Kadaresë në letërsinë botërore dhe shqiptare, teksa tregoi pse zgjodhi të mos e takonte kurrë.

“Unë mund të hyj te të vetmit persona që nuk e kam takuar kurrë. Nuk kam dashur ta takoj, sepse në mendjen time doja të njihja astë Ismail Kadare që e kam lexuar në të gjithë librat. Kam dashur ta njoh Kadarenë vetëm nëpërmjet veprave të ti”, tha Lushi.

“Do duhen shumë shekuj që Shqipërisë dhe botës t’i vijë një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë. Një figurë e jashtëzakonshme në mënyrën si shkuan, si  a e transmeton letërsinë e tij të bukur.

Kadare është simbol i përfaqësimit të letërsisë së shekullit të 20-të”, u shpreh ai, teksa tregoi edhe librin që i ka mbetur në mendje.

“Një libër që më ka ngelur në mendje është “Dosja H” që Kadare tregon atë prejardhjen tonë siç dinte ai ta bënte. Unë e kam provuar vetë, kur kam shkuar në këto takimet letrare, sa u thua Shqipëria, direct thonë Ismail Kadare. Jo vetëm e njohin, por e duanh dhe e adhurojnë Ismail Kadarenë”, tha Lushi. /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *