Aktori Bill Cobbs është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Aktori amerikan ishte i njohur për publikun e gjerë për pjesëmarrjen e tij në filmin “The Bodyguard” me Kevin Costner dhe Whitney Houston.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Të martën, më 25 qershor, Bill ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Familjar i dashur, vëllai i madh, xhaxhai, prindi zëvendësues, kumbari dhe miku, Billi festoi së fundmi dhe i lumtur ditëlindjen e tij të 90-të i rrethuar nga njerëzit e dashur.

Si familje ne ngushëllohemi kur dimë se Billi ka gjetur paqe dhe prehje të përjetshme me Atin e tij Qiellor.

Kërkojmë lutjet dhe inkurajimin tuaj gjatë kësaj kohe”, thuhet në postimin e të afërmit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *