Moti për ditën e nesërme nis me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.


Deri në orët e mesditës reshjet do të vazhdojnë me këtë intensitet ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim itensiteti bëhet mesatar dhe lokalisht deri i lartë. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat veriperëndim-jugperëndim reshjet shtojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, ultësirës perëndimore, verilindje por sidomos zonën e jugperëndimt reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë deri në orët e mëngjesit (06-07) të ditës së Premte në zonën e qendrës dhe atë të jugut.

Sipas parashikimeve zona e jugperëndimit mbetet përsëri zonë problematike me sasinë më të lartë të reshjeve.Më pas vjen përmirësimi i situatës meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme por të dobeta dhe lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *