Mediat britanike e bëjnë fakt të kryer se e ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja do të jetë te Everton.

Sipas mediave, Chelsea kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë Brojën, dhe deri tani klubi i vetëm që ka shfaqur një ofertë serioze është Evertoni.


Për Brojën kalimi te Everton do të jetë një mundësi e artë për të bindur skeptikët me aftësitë e tij.

Broja, pas “shtegtimeve” që nuk rezultuan të suksesshme te Vitesse, Southampton dhe Fulham, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian. Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *