Kris Jenner u përlot ndërsa u shpjegoi fëmijëve të saj së bashku me të dashurin e saj Corey Gamble , 43 vjeç, se ajo ishte informuar për një kist dhe një tumor në një vizitë të fundit te mjeku i saj.

“Doja t’ju tregoja diçka… Unë bëra skanerin,” tha ajo para se të fillonte të qante. “Dhe kjo thjesht më bën shumë të ndjeshme, por ata gjetën diçka. Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël,” vazhdoi Kris Jenner duke folur mbi gjendjen e saj shëndetësore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Kardashians (@kardashianshulu)

Në previews të emisionit, Kris Jenner flet për momentin e saj më të vështirë për vajzat e saj Kim, Khloé dhe Kendall. Në krah të tyre ishte edhe Corey Gamble, partneri i 68-vjeçares dhe tashmë pjesë e familjes, pavarësisht një fillimi jo të lehtë për shkak të diferencës në moshë, që nuk u prit mirë nga vajzat e Kris. Gamble, me profesion menaxher, i lindur në vitin 1980, megjithatë arriti t’ua marrë zemrat.
/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *