Subscribe

Dyndja masive e njerëzve dhe mosmbajtja e distancës detyroi autoritetet vendore të mbyllin tregun industrial dhe atë të fruta-perimeve në Fushë Krujë.

Vendimi erdhi si një mase parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19. Tregu do të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar ndërsa për të gjithë shkelësit që nuk do respektojnë urdhrin do të merren masa administrative.

Por ndërsa në Fushë Krujë, po merren masa për evitimin e grumbullimeve, të shumta ishin lëvizjet këtë të hënë pranë tregut të fruta perimeve në Durrës.

Qytetarët e Durrësit nxituan të plotësonin nevojat me ushqime ndërsa nuk respektuan distancën pavarësisht prezencës së policëve bashkiakë.

E njëjta panoramë u regjistrua dhe në tregun e Vlorës dhe atë të Korçës, ku nuk u evituan grumbullimet masive pavarësisht rrezikut.

Ndërsa në Elbasan, dhe pse një pjesë e bizneseve ngriti qepenat për herë të parë pas me shume se një muaj, tregtarët u ankuan për çështjen e pagës së luftës.

Për tregtarët, situata do të mbetet e vështirë deri në momentin që do të rikthehet normaliteti dhe qytetarët të lëvizin lirisht.    

MBYLLET TREGU NE FUSHE KRUJE

FLUKS LEVIZJESH NE DISA QYTETE TE VENDIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *