Nga Blerina Cene

Të paktën një mijë italianë ranë pre e një gracke të mirëmenduar mashtrimi me faturat e energjisë elektrike. SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane goditën organizatën kriminale që funksiononte mes të dyja shteteve përmes call center-ve, ku tre i kishin selitë në Shqipëri, ndërsa nëntë në territorin e shtetit fqinj. Në total, janë goditur 35 objektiva, ku krahas call center-ava përfshihen edhe selitë operative të kompanive energjetike të Padovës.

Skema galopante e mashtrimit thotë SPAK vihej në zbatim përmes kontratave fiktive e përmes modifikimit të zërit me inteligjencë artificiale. Klientët me bindjen se po kontaktoheshin nga punonjësit e Autoritetit Rregullator të Rrjetit të Energjisë dhe Mjedisit në Itali apo me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit, u jepnin informacione të 21 personave që janë vënë në ndjekje penale.

Hetimet nxorrën zbuluar se justifikimi më i zakontë që u thuhej italianëve ishte ai i punimeve rrugore fantazmë, të cilat do bëheshin shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike apo do të krijonin ngërç në tubacionet që i furnizonin ata me gaz. Ndaj për të mos humbur as njërën as tjetrën, u kërkohej aktivizimi i një kontrate, e në këtë mënyrë vilej edhe informacioni i nevojshëm. Njëlloj me provat e gjetura në Call Center, SPAK thotë se elementët e funksionimit të kësaj skeme janë kaq komplekse sa kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për t’i menaxhuar dhe konsultuar.

Kur procedura e aktivizimit të kontratës kërkonte regjistrim zanor, atëherë përpunohej zëri nga telefonata e viktimës me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit”, thuhet në dosjen e SPAK.

Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët në padije të kontratës së re u kërkohej pagesa e faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, thotë SPAK zyrtarisht, që i detyronin klientët tashmë debitorë të paguanin borxhin e ardhur nga kontratat fiktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *