Subscribe

Një person është vrarë me sende të forta në zonën e Kamzës mëngjesin e kësaj të hënë. Sipas policisë u gjet i vdekur në banesë Arben Kanina, 50 vjeç, i cili jetonte në zonën e Institutit Bujqësor tek godina nr. 8, dhe rezultonte se ishte endacak. Nga këqyrja e kufomës u konstatuan se Kanina kishte shenja dhune në trup, të dyshuara si të shkaktuara me sende të forta. Vetëm pak orë pas krimit, efektivët blu të kryeqytet, bën të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të krimit.  Artan Marku, u prangos nga efektivët e komisariatit nr 3, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur deri në vdekje Kaninën, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë e trup. Mësohet se viktima dhe i dyshuari kishin konsumuar alkool bashkë në një lokal para krimit dhe më pas ishin konfliktuar në godinën ku banonin, 50-vjeçari.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *