Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Sinicë.

Njkë makinë është përplasur me një motomjet, ku për pasojë kanë ngelur të dëmtuar dy shtetas të mitur.

“Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *