Subscribe

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka vlerësuar pozitivisht një pjesë të lojtarëve, duke u bazuar në performancën e tyre në kampionatin europian.

Edhe pse Shqipëria ndodhej në “grupin e ferrit” në përballjen me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, marrja e një pike sipas Canës, ishte një gjë e mirë.

Lexo edhe :

Related Posts

Por ai në një intervistë për emisionin Euro Cup Night me Vilma Mashën dhe Hanz Zuna në Vizion Plus dhe Tring ka dhënë edhe “notën” për disa prej lojtarëve, duke vlerësuar Berat Gjimshitin, por edhe Asllanin, Mario Mitajn, Arbër Hoxhën dhe Arlind Ajetin. Vlerësim pozitiv Cana kishte edhe për portierët, Etrit Berisha, i cili në këtë europian ishte jashtë dhe Thomas Strakoshën.

Dua ta filloj nga skuadra. E dinim se në portë do ishte Etriti, por më pas trajneti vendosi që të ishte Tomi. Tomi ka bërë një performancë të mirë. Baza e kësaj skuadre mbetet Berati, që po bën një performancë të jashtëzakonshme me Atalantën, është djalë i jashtëzakonshëm, drejton ekipin dhe është stabël. Edhe Arlindin që kishte kohë që nuk rrinte në nivel të lartë ishte mirë. Për mua, lojtari që ka qenë në vazhdimësinë e tij përveç Beratit ishte Mario Mitaj. Mitaj ka qenë një lojtar që ka qenë në nivel të mirë. Asllani mbetet një siguri dhe forcat tona kryesore për vitet që do vijnë. Një loktar që flitej për cilësitë e tij, është Arbër Hoxha që është një armë që e disponojmë për të ardhmen. Kemi një skelet që mund të ndërtojmë me të. Në sulm kemi Brojën, që ne duhet ta menaxhojmë mirë. Manaj ka bërë më të mirën e tij. Kemi potencia dhe mendoj që duhet të menaxhohemi mirë”, tha Cana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *