Kualifikimi i Gjermanisë në çerekfinale dhe skualifikimi i Italisë ishin një nga temat më të nxehta mbrëmjen e djeshme në “Euro Cup Nights” në Vizion Plus dhe Tring me Vilma Mashën dhe Hans Zuni.

Por përveç komenteve sportive, paneli i të ftuarve ka zbuluar edhe sekrete për njëri-tjetrin.

Publicisti Uvil Zajmi ka treguar një episod, kur legjenda e atletikës Klodeta Gjini theu rekordin, shumë vite më parë.

Mu kujtua një gjë shumë e rëndësishme. Ndërprerja e një ndeshje kur Klodeta Gjini ka thyer rekordin, ka qenë derbi në Tiranë dhe ka kërkcyer në pushimin e 15 minutave. Është një absurditet i madh sepse ndeshja është ndërprerë nga arbitri sepse do vinte kërcimi i Klodeta Gjinit. Gjithë stadiumi heshti, kjo kërceu, sportistët e përqafuan, loja rifilloj”, tha publicisti Uvil Zajmi.

Ndërsa gazetari Lirim Zalla, i cili ka pasur një shoqëri shumë të afërt me Gjinin prej 20 vitesh, e quan të padrejtë që të flasë Uvil Zajmi për atleten dhe jo ai.

E kuptoni sa e padrejtë është jeta. Flet Uvili për kërcimin e Klodit. Unë me Klodin kam bërë 20 vite stërvitje në një ekip. Jeta është shumë e padrejtë. Unë me Klodin kemi kaluar vite dhe jo 2 apo 3 herë në javë, por përditë”, tha Zalla.

Kaq ka mjaftuar që rekordmenia prej 40 vitesh në kërcim për së larti, t’i nxirrte “sekretin” Zallës, për të cilin tha se para se ai të bëhej gazeta, ka pasur pasion dhe i ka rënë kitares.

Kur shkonim që bënim përgatitjen në plazh Limi i binte kitares”, tha Klodeta Gjini./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *