Subscribe

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 93 vjet burg për 10 të pandehurit që ranë në pranga për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit në posedim të familjes Çervanaku.

Për Viktor Cervanakun, ish-kryetarin e komunës se Frakullës, SPAK kërkon dënimin me 16 vjet burg. Për vëllain e tij, Zenel Çervanaku, prokuroria kërkon 15 vjet, por që të dy do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Djali i tij, Delinson Çervanaku së bashku me Klajdi Kodrën e Nikolin Gjolenën, ky i fundit i dyshuar si koka e grupit kriminal, duhet të vuajnë dënimin më të rëndë sipas prokurorisë, e cila kërkon 18 vjet heqje lirie.

Ndërkohë, pjesë e organizatës kriminale sipas organit hetimor ishte edhe e fejuara e Delinson Çervanakut, Enxhi Ferhati, e cila sipas SPAK meriton të dënohet me 8 vjet.

Të gjithë ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimin e 485 kg kokainë te fshehur në pleh kimik, të ardhur nga Kolumbia.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *