Qytetarë të Elbasanit u përplasën dje me këshilltarët e majtë për shkak të rritjes së tarifave të ujit të pijshëm.

Ata kundërshtuan rritjen e çmimit ndërsa akuzuan këshilltarët e mazhorancës për falsifikim të firmave. Madje njëri nga qytetarët, goditi me dosje një nga këshilltarët që ishte i pranishëm në mbledhje.

Ai është një 68-vjeçar me iniciale A.M i cili është proceduar penalisht nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. M., 68 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R.”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *