Gjykata e Posaçme ka dënuar me rreth 100 vite burg 11 persona të akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike në Krujë.

Personat që u dënuan ishin anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që ka kultivuar drogë gjatë vitit 2020 në zonën e Krujës, konkretisht në fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Janë dënuar me burg Bujar Sefa, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Skënder Velja, Agron Asllanaj, Armand Dërvishi, Saba Shehi Vaid Taka, Asim Pulaci, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci, ndërsa njëri është shpallur i pafajshëm.

Bujar Sefa është dënuar me 15 vite burg, Lavdërim Alimani u dënua me 12 vite burg,  Skënder Velja u dënua me 13 vite burg, Agron Asllanaj u dënua me 10 vite burg, Armand Dervishin u dënua me 10 vite burg, Asim Pulaci u dënua me 10 vite burg, Edison Xaka u dënua me 10 vite burg, Xhemal Zogu u dënua me 10 vite burg, Shkëlqim Ismaili u dënua me 10 vite burg./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *