Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë ka nxjerrë në dritë shumë detaje që ndoshta nuk i dinim.

Sipas të dhënave të publikuara pak ditë më parë, rezultoi se numri total i popullsisë është 2.4 milionë banorë, afro 420 mijë më pak se në vitin 2011.

Lexo edhe :

Related Posts

Por jo vetëm kaq. Në të dhënat e censusit që janë bërë publike, janë evidentuar edhe statusi që ka çdo qytetar që është pyetur, nga ku rezultoi se 54,9% janë të martuar, 36.6% beqarë, ndërsa 7,0% e popullsisë i/e ve dhe 1,4% të divorcuar ose të ndarë. E pikërisht, kur vjen puna tek ndarjet, situata komplikohet, pasi edhe pasojat që vijnë më pas që nga ndarja e pasurisë e deri tek kujdesi i fëmijëve bëhen më të vështira.

Por kush është mosha që rrezikon më shumë të arrijë në divorc?

Sipas të dhënave zyrtare, grupmoshat nga 40-50 vjeç kanë pasur një trend rritës që i janë drejtuar dyerve të gjykatave për zgjidhje të martesës. Në total janë 34 400 persona të ndarë dhe gati gjysma e tyre janë në moshës 40-50 vjeç.

Shkaqet që çiftet arrijnë në këtë fazë janë të ndryshme, por më kryesorja mbeten problemet ekonomike.

Referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat zënë 58,9%, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare), 55,7% janë meshkuj, përqindje kjo më e lartë dhe për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre.

Krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria zuri vendin e parë për divorcet. Normën më të ulët të ndarjeve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën, duke mbajtur kështu edhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë, sipas të dhënave që janë bërë publike në vitin 2019./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *