Subscribe

Kruja dhe Kurbini janë shndërruar në pak ditë vatrat kryesore të përhapjes së virusit. Nga hetimi epidemiologjik të 25 rastet e reja janë identifikuar në këto dy bashki.

Mes të infektuarëve të rinj është edhe një gazetar.

Për herë të parë që nga zbulimi i pacientit zero, në Tiranë nuk është identifikuar asnjë mbartës i virusit. Numri i të shëruarve vazhdon të tejkalojë atë të të infektuarëve aktiv. Personat që e kanë fituar betejën me koronavirusin është 345 ndërsa i atyre që janë nën kujdesin e mjekëve ose në vetëizolim 238.

Autoritetet shëndetësore flasin për dy gra shtatzëna dhe dhjetë fëmijë mbartës të virusit. Nga 14 forcat e policisë, katër prej tyre janë të shtruar në kavalishencë në Durrës. Në orët e fundit shifrat e të infektuarëve mbeten të palëvizshme në 18 qytete të vendit.

Me shtimin në pak ditë të të infektuarëve në dy bashkitë e Krujës dhe Kurbinit janë arsye që specialistët e shëndetësisë të kërkojnë nga qytetarët të mos neglizhojnë asnjë element mbrojtës dhe t’i përmbushin ato edhe në këto ditë kur masat e ndalim-lëvizjes janë lehtësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *