Eshte miratuar marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës me Operatorët e Transmetimit të Europës kontinentale. Kjo marrëveshje e shumepritur hyn në fuqi në datën 14 maj. 

Aprovimi në parim e më pas nënshkrimi shënon një hap të rëndësishëm për operatorin e Kosoves për shfrytëzimin e sistemit elektroenergjetik ne vend, njësoj si të gjitha vendet e tjera të Europës.

Nëpërmjet njohjes së ketij operatori do të jetë e mundur hyrja në fuqi e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Kosoves e Shqiperise ne kete fushe, duke rritur sigurinë e operimit të sistemit elektroenergjetik.

Po ashtu bëhet e mundur vënia në operim të linjës 400 kv Shqipëri-Kosovë, e përfunduar që në vitin 2016.

Ky hap i rendesishem jo vetem per Kosoven por edhe per Shqiperine u pershendet edhe nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *