Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptarpasi u kap duke transportiuar kokainë.

Siaps mediave ndërkombëtare 25-vjeçari shqiptar është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

Doganierët francezë i bënë shenjë ndalimi dhe gjatë kontrollit të mjetit i gjetën në makinë 9 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro.

25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *