Dy shoferë të një autobusi të linjës Tiranë–Athinë, kanë rënë në pranga në pikën kufitare të Kakavijës, pasi në automjetin që ata drejtonin u gjetën 8.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë, të arrestuar janë 47-vjeçari Andrea Shyti, dhe 52-vjeçari Kastriot Shehaj. Ndalimi i tyre u bë i pasditen e së mërkurës, rreth orës 18:00, kur autobusi i ishte në Kakavijë në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Gjatë kontrollit fizik, efektivët kanë gjetur në dhomat e ajrimit 3 pako të mbështjella me natriban dhe një çantë e zezë, brenda të cilës u gjetën 5 pako të tjera të mbështjella me të njëjtin material. Ky është rasti i dytë brenda këtij viti në Kakavijë, që në autobusët e linjës Tiranë-Athinë gjendet drogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *