Subscribe

Një nga personazhet më të dashur të “Ferma VIP”, Renis Gjoka ka treguar eksperiencën e tij në këtë format.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, ai tha se ia ka arritur qëllimit për të krijuar një eksperiencë ndryshe.

Këngëtari gjithashtu shpjegoi edhe faktin pse nuk u përfshi shumë në debate dhe tha se kur e ka menduar të arsyeshme e ka dhënë mendimin e tij.

“Kur vendosa të futem në Fermë qëllimi kryesor ishte të krijoja një eksperiencë ndryshe dhe të kënaqesha sa më shumë dhe mendoj se ia kam arritur qëllimit. Misioni u përmbush.

Nuk kam për t’u rikthyer më një një reality të tillë. Sa i përket asaj që mund të bëja ndryshe, nuk besoj. Është lakuar shumë kjo fjalia që mund të isha përfshirë më shumë në debate. Debate pa vlerë, të cilat kanë ndodhur shumicën e rasteve, kam menduar të mos përfshihem mendoj se kam bërë shumë mirë. Mendoj që me gjëra të vogla, ajo që mund të kisha ndryshuar mund të ishte pjesa e përjetimit në momente të caktuara të mungesës së njerëzve të dashur që kisha jashtë. Ka qenë pjesa e mallit që ndikonte tek unë, por që nuk e kam shfaqur”, teksa tregoi se ka pasur momente që ka menduar të dalë.

“Momente që kam menduar për të dalë ka pasur. Ndërsa momente që kam menduar të dalë sepse ka pasur ndonjë debat apo diçka që kishte lidhje me realitetin aty brenda, nuk ka pasur. Mendoj që duhet të jemi aq të fortë sat ë përballojmë ca debate në dukje të forta”, tha Renisi.

Më tej ai foli për kujtimet e bukura në Fermë dhe për raportin e veçantë që krijoi me Elsa Lilën.

“Gjëja më e bukur që ka ndodhur aty ka qenë ai koncerti që kam bërë me Elsën. Nëse je jashtë dhe thonë realize këtë gjë me këto kushte do thuash nuk bëhet. Mendoj që e kemi bërë mirë, do jetë një kujtim i jashtëzakonshëm. Aty kuptova shumë edhe si funksionojnë raportet personale. Njerëzit njihen në punë. 

Ne e bëmë bashkëpunimin aty dhe kur dola jashtë më erdhi mirë sepse ishte pritur mirë. Është një kujtim më vete shumë i bukur.”, u shpreh ai.

Renisi vlerësoi edhe punën që bëjnë njerëzit në fshat, pasi e kuptoi gjatë eksperiencës në Fermë sa e vështirë ishte.

“Dua t’i jap vlerësimin maksimal atyre që punojnë ne fshat sepse janë punë shumë të vështira. Janë të nderuar maksimalisht nga ana ime dhe nga ata që e prekën afër këtë eksperiencë”, tha ai. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *