Irani ka kërcënuar Izraelin me luftë të drejtpërdrejtë nëse ky i fundit sulmon në shkallë të gjerë, Libanin.

Paralajmërimi është bërë nga Misioni i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara përmes një reagimi në twitter.

“Megjithëse Irani e konsideron si një luftë psikologjike propagandën e regjimit zionist për të sulmuar Libanin, nëse ai fillon një agresion ushtarak në shkallë të plotë, do të pasojë një luftë shfarosëse. Të gjitha opsionet, përfshirë edhe ndërhyrjen e plotë e të gjitha Fronteve të Rezistencës, janë në tryezë.”

Paralajmërimi vjen pasi forcat izraelite sulmuan disa pozicione të Hezbollahut, në përgjigje të breshërisë së fundit të grupit në veri të Izraelit.

Ky i fundit ka shkëmbyer sulme të vazhdueshme me fqinjin verior që prej nisjes së konfliktit me Hamasin në tetor, ndërsa pak kohë më parë autoritetet në Tel Aviv thanë se kanë në plan nisjen e një luftë në shkallë të gjerë.

Tensionet mes izraelit dhe aleatëve të Iranit në rajon sa vijnë e rriten pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve për zgjidhje diplomatike.

Irani shënjëstroi drejtpërdrejtë Izraelin me një sulm të paprecedentë raketash në muajin prill për herë të parë pas shumë vitesh./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *