Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një shtetasi në orët e para të mëngjesit në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Lexo edhe :

Related Posts

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:05,  Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në  oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky  shtetas ka ndezur automjetin,  në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim. Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar  dhe po merr  ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *