Skuadra greke e Olympiacos thuhet se është e interesuar për Keidi Baren, i cili është i lirë nga Espanyol.

26-vjeçari shqiptar po përgatitet të largohet pasi nuk ka rinovuar kontratën që i skadon më 30 qershor. Kështu, ai mund të flasë drejtpërdrejt me skuadrat e interesuara për ta blerë.

Gazetari spanjoll Arturo Diath në postimin e tij në Twitter shkruan se Bare është në diskutime me Rayo Vallecanon dhe se ka në dorë propozime nga skuadra të tjera, duke përmendur Olympiacos dhe Leganés.

Lojtari 26-vjeçar shqiptar bëri 42 paraqitje për Espanyol sezonin e kaluar, duke dhënë tre asiste. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *