Jude Bellingham bëri një debutim ëndrrash në Europianin e Gjermanisë, duke shënuar golin e fitores për Anglinë.

Gjermani. Lojtari anglez festoi golin e tij ndaj Serbisë duke u gjunjëzuar dhe duke e vendosur dorën në fytyrë para shokut të tij të skuadrës Trent Alexander Arnold, i cili përsëriti gjestin. I mësuar ta festojë vetëm me gjestin e hapjes së krahëve ndaj publikut që e ka përsëritur shumë herë me Real Madridin këtë sezon, festa e re i befasoi futbolldashësit. Dhe tani e dimë arsyen e kësaj mënyre të re të festimit të golave.

Lexo edhe :

Related Posts

Në një intervistë në BBC pasi mori çmimin e lojtarit të ndeshjes, vetë Bellingham zbuloi se është një festë që ata bëjnë kur luajnë Wolf, një lojë me letra që është bërë e zakonshme në mesin e lojtarëve të Anglisë nga Botërori i fundit në Katar 2022.

Bazuar në një lojë të fshehur me role brenda lojës Mafia, krijuar nga Dimitry Davidoff në 1986, deduksioni dhe strategjia janë shtyllat e saj. Rolet kryesore të Ujkut janë fshatarët dhe ujqërit. Fshatarët përpiqen të identifikojnë dhe eliminojnë ujqërit, ndërsa ujqërit përpiqen të eliminojnë fshatarët pa u zbuluar.

“Kur luajmë Wolf, një nga ekipi i pëlqen të bëjë atë fytyrë kur ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, kështu që ishte një festë e vogël në grup për ekipin Wolf”, zbuloi Bellingham. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *