Gjykata e Tiranës ka ekzekutuar 6 masa siguri për shpërdorim detyre për mjekët e përfshirë në slandalin e “Onkologjikut”.

Për mjekun kirurg Edmond Gashi gjykata dha masën e sigurisë arrest shtëpie.

Lexo edhe :

Related Posts

E njëjta masë u dha edhe për babain e tij që ishte administrator në klinikën private të mjekut Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku.

Ndërsa për mjeken onkologe Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatorin Emiljano Lela, gjykata dha detyrim paraqitje.

Por deri në përfundim të hetimeve, drejtoria e QSUT ka marrë vendimin për të pezulluar nga detyra dy mjekët, koordinatorin dhe zv.drejtoreshën e QSUT./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *