Subscribe

Edi Rama është rikthyer në Universitetin e Arteve ku dikur ka qenë student e pedagog për të përuruar sallën e rikonstruktuar të koncerteve. Godina e Universitetit të Arteve është monument i trashëgimisë kulturore dhe rikonstruksioni është realizuar në bashkëpunim me specialistë nga Universiteti i Firences.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Më vjen shumë mirë që ne sot e kemi përmbyllur një amanet do thosha dhe për hir të së vërtetës kjo punë jo shumë e lehtë që është bërë këtu, sepse nuk është një sallë e re, nuk është as një sallë e vjetër e zakonshme, që është rikonstruktuar, por është një monument kulture për të cilin është dashur të bëhet një qëmtim shumë i imët në arkiva dhe pastaj është dashur të bëhet një punë shumë e kujdesshme për ta rikthyer në të gjithë përmasën e vet, ashtu si duhet.”

 

Kjo sallë do tu shërbejë të gjithë të rinjve që ia kanë kushtuar jetën artit

 

EDI RAMA

 

“kjo sallë sot plotëson edhe një nevojë të shumë e shumë viteve, për të qenë edhe vetë, po aq rrezatuese dhe po aq mbresëlënëse sa të gjitha ato talente që nga kjo sallë u ngjitën në majat e botës, që e nisën nga kjo sallë për të mahnitur miliona spektatorë nëpër botë.”

 

Salla e Koncerteve është pjesë e godinës së Universitetit të Arteve projektuar nga arkitekti i njohur Gherardo Bosio dhe ndërtuar në vitet 1939-1941.

 

“RILIND” SALLA E KONCERTEVE

 

RAMA KTHEHET TEK UNIVERSITETI I ARTEVE: RIKONSTRUKSIONI I KTHEU GJITHE SHKELQIMIN E SAJ

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *