Kryetari Kuvendit Glauk Konjufca ka paralajëmruar se në Serbi po bëhen përgatje për një sulm ndaj Kosovës.

Në një deklaratë për media, Konjufca tha se insitutcionet kanë marrë informacione të sakta se një grup prej qindra personash po bëhen gati për të vepruar.

“Po ushtrojnë për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Ins tona janë në vigjilencën më të lartë, përcado që na vjen sulm ose provokim. Jemi në koordinim të plotë edhe me instucionet ndërkombëtare të sigurisë”, tha Konjufca.

Të njëjtat paralajmërime u bënë gjatë javës së kaluar edhe nga kryeministri Albin Kurti i cili tha se Milan Radoicic, përgjegjësi i sulmit të shtatroit në banjskë, po trajnohet për një tjetër operacion ushtarak.

Një ditë më parë, ne pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe u shpërndanë fletushka për një vizitë të mundshme të presidentit serb Aleksandër Vucic. Ministri i brndshëm xhelal sveçla e kërcënoi vucic me burg nëse ai kalon kufirin pa leje nga qeveria e Kosovës.

Tensionet mes dy vendeve janë në rritje ndërkohë që edhe procesi i normalizmit të marrëdhënieve i ndërmjetësuar nga BE, ka ngecur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *