Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun kirurg Edmond Gashi, pas skandalit në spitalin Onkologjik.

Por pas përfundimit të seancës, mjeku nuk ka preferuar të përballet me gazetarët, por është larguar me vrap nga dera e pasme e institucionit, derë që shërben vetëm për hyrjen dhe daljen e stafit.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas publikimit të bideos, gjykata në një njoftim për mediat, ka sqaruar se si qëndron e vërteta e këtij veprimi.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit”, sqaron Gjykata e Tiranës.

Mjeku Edmond Gashi akuzohet për shpërdorim detyre. Në dosjen hetimore, thuhet se mjeku i orientonte pacientët e sëmurë me kancer drejt klinikës së tij private “Megis”. Teksa u pyet nga gazetarët për këto akuza, ai tha se ka bërë vetëm detyrën e tij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *