Gjermani-Danimarkë është padiskutim një nga ndeshet më interesante të fazës së 1/8 të Evropianit.

Të zotët e shtëpisë kanë përballë një rival nordik, kockë jo e lehtë për tu kapërdirë.

Pancerat patën një grup të lehtë e ndonëse e siguruan kualifikim që në dy takimet e para me Skocinë dhe Hungarisë, në duelin e tretë ndaj Zvicrës patën disa problem në lojë që kanë krijuar një lloj shqetësimi tek tifozët por edhe vetë trajneri Nagelsman.

Kundër Danimarkës të shtunën në mbrëmje ata kërkojnë të kualifikohen për herë të 4 në çerekfinale në 5 edicionet e fundit të kampionatit europian.

Vëmendja tek treshja Toni kros, Virc dhe Musila. I pari njeriu asist më i miri deri tani i Euro 2024, ndërsa dy të tjerët talente që mund të dëmtojnë çdo mbrojtje.

Danimarka nga ana tjetër mund të mos jetë një ekip me yje, ama është një skuadër që luan futboll të bukur dhe mbi të gjitha nuk mposhtet lehtë në fazën e grupeve, me rivalë të vështirë si Anglia e Serbia, por edhe Sllovenia nuk u mposht asnjëherë.

Rikthehet në formacion Dileini, ndërsa përveç mungesës së të pezulluarit Hjulmand, shqetësimi më i madh i nordikëve është se krijojnë shumë volum, por kanë problem ne pasimin e fundit dhe finalizim, ndonëse eksperienca dhe cilësia e Eriksen, Vind dhe Hojlund mund ti sjellë problem gjermanëve.

Këta të fundit mund të mbështeten edhe tek faktori tifozeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *