Subscribe

Një 22-vjeçar nga Shkodra u gjet mëngjesin e kësaj të marte i plagosur pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë. Ai u konstatua nga disa qytetarë, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe urgjencën e Spitalit.

I riu i identifikuar si Gentjan Bajrami u dërgua në urgjencën e Lezhës, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të frakturave të shumta në kokë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 22-vjeçarit Gentjan Bajrami.

Dyshimet e policisë janë se i riu mund të ketë rënë nga lartësia e një lokali gjatë një tentative vjedhje në Lezhë, ose mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se i riu ka precedent të mëparshëm për vjedhje, pasi më 1 korrik të 2023 është arrestuar kur bashkë me dy të tjerë kanë tentuar të grabisin një banesë në Lushnjë, të maskuar dhe me armë zjarri. ndërkohë  policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën përreth me qëllim zbardhjen e ngjarjes. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *