Kreu i demokratëve Sali Berisha, në arrest shtëpie, ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.

Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse.

Referuar fotove të shpërndara, pjesë e delegacionit turk në Tiranë janë ish-kryeministri Davutoglu dhe tre pjestarë nga ekipi drejtues i Partia e së Ardhmes, e hapur nga ish-kreu i ekzekutivit turk pas shkarkimit që i bëri Erdogan.

Mësohet se Davutoglu pati edhe një takim me ish-Presidenti Meta duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Partia e Lirisë.

Ahmet Davutoglu konsiderohet si arkitekti i idesë së Neo Otomanizmit të shprehur përmes librit të tij Thellësia Strategjike.

Kjo strategji u aplikua na Ballkan për të paktën një dekadë e gjysmë në rajon sa Erdogan dhe Davutoglu bashkëqeverisnin duke nxitur madje edhe krijimin e partive me rrënjë islamiste në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *