Java e 31 kampionatit që po luhet në mesjavë i ka buzëqeshur deri tani dy prej tre skuadrave që po luftojnë për titullin kampion. Arsenali dhe Mançester City me sukseset e tyre po ushtrojnë presion ndaj Liverpulit, i cili sonte ndaj Shefil Junaitid ka gjithsesi mundësi të kthehet në vendin e parë në rast se fiton. Në Londër topçinjtë munden Ljuton 2 me 0 pa shumë vështirësi.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24 nga Odegard dhe më pas autogoli i Hashiokes bëri që shifrat të shkonin në 2 me 0 në fundin e kësaj pjese. Asgjë nuk ndryshoi edhe në të dytën në fakt dhe Arsenali tani ka 68 pikë, 1 më shumë sesa Liverpul dhe Mançester City. Këta të fundit munden me spektakël 4 me 1 Aston Vilen në ndeshjen me pritshmërinë më të lartë për shkak edhe të kampionatit të bukur të Aston Viles deri më tani, e cila është forca e 4 në Premiere League.

Megjithatë  skuadra e Unai Emeri u detyra të pranojë supremacinë e qytetarëve në Etihad. Rodri në minutën e  11 kaloi në avantazh vendasit, mirëpo miqtë barazuan me anë të Duran në minutën e 14. Më pas doli në skenë Fill Foden. Talenti i Mançester City vendosi ndeshjen me një mbrëmje të paharrueshme për të.

Ai riktheu ne avantazh Cityn në fundin e pjesës së parë përmes një goditje dënimi spektakolare. Dy golat e tjerë në pjesën ë dytë ishin njeri më i bukur se tjetri. Në minutën e 62 një goditje e ëmbël për të elektrizuar stadiumin….dhe më pas në minutën e  69 një tjetër kryevepër…djaloshi i artë i Cityt, gjithmonë e më shumë lider i organikes së Guardioles, skuadra e se cilës tregon dhëmbët 6 ditë para duelit të parë në Champions ndaj Real Madrid. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *